Sport

Rron Broja transferohet te Drita


Nenkampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, po vazhdon përforcimet në skuadër për sezonin e ardhshëm, teksa së fundi kanë transferuar futbollistin e njohur kosovar, Rron Brojën.

Broja u prit nga drejtori sportiv i klubit gjilanas, Valon Zymberi i cili i dëshiroj mirëseardhje në klubin bardhëekaltër. Marrëveshja mes palëve është arritur deri në qershor të 2023.

“Kemi kënaqësinë që t’i themi mirë se u riktheve në Superligën e Kosovës Rron Broja, njërit prej lojtarëve më me vlerë viteve të fundit në superioren e Shqipërisë, që tani do të jetë një Intelektual i veshur bardhë e kaltër” thuhet në njoftimin e klubit të Dritës.

Broja është një futbollist mjaft cilësor, i cili në karrierën e tij ka luajtur në klube të ndryshme.

25-vjeçari e ka filluar karrierën e tij te klubi i Trepça 89, i cili më pas u transferua te klubi belg, Gent, ku luajti për të rinjtë e tyre.

Ai më pas u huazua te skuadra tjetër belge, Deinze, e cila luante në kategorinë e dytë të futbollit të Belgjikës.

Mitrovicasi pastaj u rikthye përsëri te klubi ku e nisi karrierën e tij, i cili ndau përvoja edhe në Superligën e Maqedonisë me skuadrën e Shkupit, si dhe në Kategorinë Superiore, ku së fundi ishte pjesë e Partizanit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore