Lajme

Rritet me 10% lindshmëria në Gjermani


Lindshmëria gjatë muajit mars në Gjermani është rritur me 10%, duke kapur kështu kuotën më të lartë të lindjeve në 23 vjetët e fundit të superfuqisë botërore.

Në shkurt ishin raportuar 6% më shumë lindje, por marsi i tejkaloi të gjitha pritshmëritë e paramenduara.

65 mijë e 903 fëmijë u lindën gjatë muajit të tretë të vitit 2021 në Gjermani. Kjo shifër, është 5 mijë e 900 syresh më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Shifra e mbi 65 mijë lindjeve mujore, për herë të fundit në Gjermani, është parë në vitin 1998.

Kjo është një rritje e cila vjen saktësisht nëntë muaj pas fillimit të valës së parë të madhe të Covid-19 në shtetin gjerman. Në vende të tjera të Evropës raportohen gjithashtu lindje më të shumta se në vitet e shkuara.

Gjithsesi, shtete të tjera kanë parë edhe ulje të lindshmërisë gjatë periudhës Covid. Në Kinë lindjet ranë me 18% ndërsa në SHBA me 4%. Kina e ndjeu aq shumë rënien e lindjeve, sa që qeveria vendosi të ngrejë numrin e lindjeve të lejuara për familjet, nga dy fëmijë në tre

Ndërsa, në Gjermani, viti 2020 pa një rënie lindshmërie prej 0.6%-ësh. Ky vit nga ana tjetër, duket i begatë me vogëlushë për gjermanët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore