Shqipëria

Rriten rastet me COVID-19 në Shqipëri, 7 humbje jete


Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar shtatë fatalitete nga COVID-19.

Ndërkaq shifra e infektimeve të reja nga COVID-19 ka qenë në 1 mijë e 533 – duke u rritur ndjeshëm shifrat në krahasim me një ditë më parë që ishin 522.

Gjithsej, sipas shifrave të ministrisë janë kryer 5 mijë e 404 testime.

Gjatë muajit janar, shifrat e infektimeve pësuan një rritje të madhe për shkak të qarkullimit të variantit të ri Omicron.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Nga ana tjetër, janë shëruar 2 mijë e 215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa, pacientë aktivë në të gjithë Shqipërinë janë 18 mijë e 68.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar gjashtë muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore