Lajme

Rrëmbim në Prishtinë, policia nis hetimet


Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për një rrëmbim në Prishtinë, ku një person raportohet se është rrëmbyer.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin ne fjale dyshohet se është rrëmbyer një mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte një detyrim ndaj një personi mashkull kosovar. Lidhur me rastin sipas udhëzimit të prokurorit është iniciuar rasti ndërsa palët janë liruar. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e plotë.

Ndërsa në komunën e Leposaviqit, Policia e Kosovës, të hënën ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, i cili kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“Njësia policore ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, dhe gjatë legjitimimit është vërejtur se i njëjti ka hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt”.

Teksa në Veri, është raportuar se një vajzë është kanosur nga një person.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka kërkuar masë mbrojtëse dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Gllogoc ka qenë një rast i dhunimit, për të cilin është arrestuar personi i dyshuari dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore