Lajme

Roswell do të mirëpresë një tjetër festival për UFO-filët pranverën e ardhshme


Vitin e ardhshëm, qyteti amerikan i Roswell-it do të mbajë dy ngjarje të mëdha me temë UFO-t.

Është raportuar se qyteti ka negociuar për të pritur UFOXPO-në e dytë vjetore në pranverë. Më parë, kjo veprimtari tre-ditore është zhvilluar në Florida.

Në të do të ketë një festival filmi, panele mbi UFO-t dhe muzikë live. Sakaq, do të mbahet në datat 10 deri në 12 mars.

Ndërkohë, zyrtarët e atjeshëm shpresojnë se UFOXPO mund të jetë një tjetër ngjarje kryesore që tërheq vizitorë gjatë sezonit të pushimeve pranverore.

Me sa duket festivalet do të plotësojnë njëra-tjetrën.

Festivali vjetor i UFO-ve është një burim i rëndësishëm të ardhurash në Roswell.

Në tetor, një analizë zbuloi se ngjarja e këtij viti kishte një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik prej dy milionë dollarësh. Atje shkuan mbi 40 mijë njerëz.

Marrë nga “Associated Press”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore