Sport

Rooney: Manchester United duhet t’i largojë Ronaldo-n dhe Pogba-n


Legjenda e Mancheser United, Wayne Rooney, ka befasuar të gjithë duke thënë se klubi i Manchester-it duhet t’i largojë nga ekipi Cristiano Ronaldo-n dhe Paul Pogba-n.

I ftuar në një emision sportiv në “Sky Sports”, Rooney tha se Manchester-i duhet “t’i heqë me sëpata të dy lojtarët” në mënyrë që të përparojë.

36 vjeçari u pyet nga gazetari i “Sky Sports” nëse rikthimi emocional i Ronaldo-s në “Old Trafford” kishte funksionuar siç ishte planifikuar.

Dhe ai u përgjigj me bujë: “Jo. Ai ka shënuar gola, ka shënuar gola të rëndësishëm në Champions League në fillim të sezonit. Ai shënoi padyshim hat-trick kundër Tottenham-it”.

“Por unë mendoj se nëse shikoni për të ardhmen e klubit, do të duhet të shkoni me lojtarë më të rinj dhe të uritur për të bërë më të mirën për të ngritur Manchester United gjatë këtyre dy, tre viteve të ardhshme”, tha Rooney.

Rooney më pas vazhdoi duke thënë se Ronaldo nuk ofron mjaftueshëm për ekipin gjatë 90 minutave në fushë.

“Ronaldo sigurisht që nuk është lojtari sikur kur ishte në të njëzetat dhe kjo ndodh, ky është futbolli”

“Ai është gjithmonë i rrezikshëm para golit, por unë mendoj se pjesa tjetër e lojës kanë nevojë më shumë për lojtarë të rinj”, tha ish-sulmuesi anglez.

Golashënuesi rekord i “djajve të kuq” më pas u ndal duke folur për njërën nga temat më të nxehta te Manchester United, Paul Pogba-n.

Ai tha se francezi luan më ndryshe me kombëtaren e Francës, ndërsa sipas tij me ekipin anglez nuk e jep maksimumin.

“Unë mendoj se ndoshta ka arritur në një pikë, ku është më mirë që të vazhdojë me United, ose të largohet”, theksoi Rooney.

“Megjithatë mbetet në dorën e tij të vendosë, por mendoj se ai nuk u ndikua kur u rikthye te Manchester United”.

“E shoh atë kur luan për Francën dhe është lojtar krejtësisht i ndryshëm, ka aftësi të mira, ka kontroll të topit të jashtëzakonshëm, gjë që nuk e bën vazhdimisht në klub”.

“Thjeshtë nuk ka funksionuar te Manchester United dhe për këtë mendoj se disa lojtarë duhet të largohen menjëherë nga aty”, tha mes tjerash ish-sulmuesi i Manchester United.

Kujtojmë që sa i përket Porgba-s, kontrata e tij me klubin anglez përfundon në fund të sezonit dhe ai e ka bërë të qartë se nuk do ta vazhdojë atë dhe do të largohet me parametra zero nga klubi.

Manchester United aktualisht pozicionohet në vendin e shtatë në Premier Ligën angleze me 51 pikë, tri më pak se vendi i katërt, Tottenham Hottspur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore