Përballje

Rooney, i lumtur me fitoren debutuese në MLS


Wayne Rooney nuk mundi t’i përmbante emocionet e tij në fund të debutimit të tij si trajner në MLS, me këtë kënaqësi dhe lehtësim të qartë për të gjithë, pasi DC United e tij arriti një fitore prej 2-1 ndaj Orlando City.

Fitorja ishte ndeshja e parë e Rooney-t në krye që nga emërimi i tij një muaj më parë për shkak të çështjeve të lidhura me vizat dhe ishte gjithashtu fitorja e parë e ekipit në pesë ndeshje.

Megjithë se ishte dukur humbur në pjesën më të madhe të lojës, DC United fitoi në fund, duke shënuar dy herë në kohën shtesë në fund të pjesës së dytë.

Chris Durkin dhe Taxiarchis Fountas shënuan golat për të përmbysur rezultatin.

Ishte, pra, një rikthim triumfues në Audi Field për ish-reprezentuesin anglez.

“Besova se do ta fitonim ndeshjen, por e vetmja gjë që duhej të bënim ishte të rrisnim ritmin”, tha më pas 36-vjeçari Rooney.

“Kam kërkuar nga skuadra në pjesën e parë të jetë më pozitive, të bëjë punën. Mendova se pjesa e dytë ishte e shkëlqyer”.

“Lojtarët kishin nevojë për këtë. Ky sezon duhet të fillojë tani. Ata kanë pasur disa rezultate të këqija në gjysmën e parë të sezonit”.

Rooney e ka sfiduar ekipin e tij që të fillojë që këtu dhe të fillojë të rris formën e tyre.

Skuadra nga Washington DC mbetet në fund të renditjes së Konferencës Lindore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore