Përballje

Roma ndalet nga Bodo/Glimt, Tottenham fiton me vështirësi


Roma përsëri nuk ia doli t’i mposhtë norvegjezët e Bodo/Glimt, duke barazuar me rezultat 2:2 në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League.

Norvegjezët kaluan në epërsi, në minutën e parë të kohës shtesë të pjesës së parë, kur Ola Solbakken që shënoi për 1:0.

Reagimi i Romës erdhi me të filluar pjesa e dytë, ku barazuan me golin e shënuar nga El Shaarawy, por Bodo sërish e riktheu epërsinë në minutën e 65-të me golin e realizuar me anë të Sampsted.

Krejt çka bëri Roma ishte barazimi i rezultatit në minutën e 84-të me anë të Roger Ibanez.

Bodo/Glimt mbetet lider me tetë pikë, ndërsa Roma është e dyta me një pikë më pak.

Në ndeshjen tjetër, Tottenham-i shënoi fitore në ndeshjen e parë nën urdhrat e trajnerit italian, Antonio Conte-s, duke mposhtur në shtëpi holandezët e Vitesse-s me rezultat 3:2.

Anglezët e nisën për mrekulli këtë takim, duke u gjendur në epërsi të trefishtë brenda 28 minutave, me golat e realizuar nga Son, Lukas dhe një autogol.

Por, mysafirët reaguan që në pjesën e parë, duke ngushtuar epërsinë në 3:2, me golat e shënuar nga Rasmussen e Bero.

Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për skuadrën e Conte-s në fillim të pjesës së dytë, pasi që mbrojtësi Romero u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por, londinezët arritën që ta mbajnë epërsinë, ku edhe Vitesse mori dy kartonë të kuq në 10 minutat e fundit të ndeshjes.

Rezultatet tjera të orës 21:00 në Conference League:

PAOK 1 – 2 Copenhagen

Rennes 1 – 0 Mura

Slavia Prague 1 – 0 Maccabi Haifa

Union Berlin 1 – 2 Feyenoord

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore