Përballje

Roma mposht minimalisht Verona-n


Ndeshja e fundit e së dielës në Serie A mes Romës dhe Verona-s përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.

Dueli ishte i baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi.

Të dy skuadrat po insistonin të shënonin, por nuk po e gjenin golin.

Derisa në fund të pjesës së parë, në minutën e 45-të, Ola Solbakken shënoi për epërsinë e Romës, pas asistimit të Spinazzola-s.

Më pas në pjesën e dytë, kishte përsëri raste për të shënuar nga dy skuadrat, por dueli përfundoi me golin e Solbakken.

Roma radhitet në pozitën e tretë me 44 pikë, tre larg vendit të dytë, ndërsa Verona janë në vendin e 18-të me 17 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore