Sport

Roma: Mbrojtësi shfaqet në stërvitje pas kolapsit që pësoi në fushë


Evan Ndicka

Mbrojtësi i Roma-s, Evan Ndicka, ka marrë lejen për t’u rikthyer në aktivitete sportive pasi më parë ishte rrëzuar në fushë.

24-vjeçari u largua me barelë në ndeshjen e Serie A me Udinese-n, me takimin që u pezullua përfundimisht me rezultatin e barabartë 1-1. Që atëherë është zbuluar se afrikani pësoi një kolaps në mushkëri pasi iu nënshtrua një sërë testesh.

Ndicka mbeti i vetëdijshëm, por dukshëm me dhimbje, duke kapur gjoksin me dorën e djathtë, ndërsa ekipi mjekësor nxitoi për ta ndihmuar. Ai doli nga spitali një ditë pas ngjarjes, e cila ndodhi më 14 prill.

“Ndicka iu nënshtrua një sërë testesh kardiologjike dhe pulmonare të nivelit të tretë”, tha Roma në një deklaratë. “Testet e kryera konfirmuan mungesën e patologjive kardiake dhe shërimin e pneumotoraksit minimal që ndodhi gjatë ndeshjes. Prandaj lojtari është i aftë për të rifilluar aktivitetin sportiv që do të monitorohet në ditët në vijim”.

Ndicka i lindur në Paris, i cili përfaqëson Bregun e Fildishtë, kaloi një natë në spital nën vëzhgim përpara se të lejohej të kthehej në Romë nga Udine, pasi testet nuk treguan asgjë shqetësuese të problemeve kardiake.

Mjekët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Evan Ndicka

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore