Sport

Roger Federer tërhiqet nga Lojërat Olimpike


Ish-numri një i botës në tenis, Roger Federer, nuk do ta përfaqësojë Zvicrën në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Federer përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar tërheqjen nga Lojërat Olimpike, për shkak të një lëndimi që e pësoi në turneun e Wimbeldon-it.

“Duhet të tërhiqem nga Lojërat Olimpike të Tokios, për shkak të një dëmtimi në gju. Jam shumë i mërzitur, pasi që të përfaqësojë Zvicrën, ka qenë një ndër pikat më të larta në karrierën time”, theksoi Roger Federer.

Veterani zviceran, së fundi u eliminua nga turneu i Wimbeldon-it, në fazën e çerekfinales, pasi u mposht nga polaku Hubert Hurckaz 3:0 në sete.

39-vjeçari aktualisht pozicionohet në vendin e nëntë në renditjen botërore të tenisit, derisa ai në karrierën e suksesshme të tij, numëron 1251 fitore dhe 20 turne Grand Slam të fituara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore