Sport

Roberto Carlos pranë stolit të gjigandit turk


Mbrojtësi legjendar i Real Madrid-it dhe Kombëtares së Brazilit, Roberto Carlos-i është pranë kalimit në krye të stolit të gjigandëve turq të Fenerbahçe-s.

Klubi turk ka si zgjedhje të parë Joachim Low-in. Ish-trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë. Dhe alternativa e dytë mbetet Carlos-i.

Braziliani aktualisht është ambasador i Real Madrid-it dhe nëse negociatat me Low-in dështojnë, ai do të mbetet kandidati kryesor.

Ish-mbrojtësi i majtë, duket se e preferon kalimin në Superligën truke. Më herët ai ka qenë në stolin e Sivasspor-it dhe Akhisarspor-it ne Truqi.

Carlos aktualisht po kalon pushimet e Krishtlindjeve në shtëpi në Brazil. Nëse arrin marrëveshjen me turqit, ai do të udhëtoj në janar drejt Turqisë, ku Fenerbahçe përballet me Antalyaspor-in për javën e 21 të kampionatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore