Jetesë & Stil

Robert Berisha, personazhi publik i radhës që merr vaksinën anti COVID-19


Këngëtari dhe tashmë prezantuesi televiziv, Robert Berisha, është personazhi publik i radhës që ka marrë vaksinën kundër Coronavirusit.

Vaksinën e ka marrë në qytetin e Ulcinjit ku edhe ka qëndruar për disa ditë, teksa nuk ka ngurruar që lajmin ta publikoj në rrjetet e tij sociale.

“Vaksina e coronavirusit, nga Kina”, ka mbishkruar ai në imazhin ku shihet duke respektuar rregullat anti COVID-19, me maskë në gojë dhe duke u vaksinuar.

Pos, Robertit, vaksinën e kanë marrë edhe dyshja e famshme, Mozzik e Loredana, disenjatori, Valdrin Sahiti si dhe këngëtarja, Era Istrefi.

Ndërkaq, lajmi për lejimin e punës pothuajse të rregullt të gastronomisë, duket të ndikuar mirë edhe tek Berisha, i cili njihet për të kënduarit “live” dhe po vazhdon të ketë një agjendë të ngjeshur saj përket performancave të tij.

Robert Berisha

Sukseset e Robertit vend kanë zënë edhe në ekran, ku së fundmi ka filluar emisionin e tij “Robi plaket kur don vet”, i cili ka siguruar një audience të gjerë me shikueshmëri të lartë.

Në anën tjetër, “Margarita”, mbetet projekti i fundit muzikor i lansuar nga Robert Berisha në vitin 2020.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore