Sport

Risi dhe zhgënjime, Southgate zbardh listën e Anglisë për Euro 2024


Gareth Southgate – Harry Kane – Jude Bellingham

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka zbuluar provizore me 33 lojtarë këtë të martë për Kampionatin Evropian të kësaj vere, Euro 2024.

Tre vite pas dështimit ndaj Italisë në finalen e Euro-s, Anglia rikthehet këtë verë e shtyrë nga dëshira për të ngritur përfundimisht këtë trofe kontinental.

Nga 14 qershori deri më 14 korrik, Gjermania pret Kampionatin Evropian dhe “Tre Luanët” konsiderohen favoritë për kurorëzimin përfundimtar.

Southgate publikoi sot një listë me 33 lojtarë që do të përfaqësojnë Anglinë në Euro. Trajneri 50-vjeçar e di gjithashtu se e ardhmja e tij është e lidhur me përparimin e ekipit të tij në kompeticion.

Me objektivin e caktuar, Gareth Southgate duhej të zgjidhte lojtarët më të mirë që kishte në dispozicion për të fituar turneun. Të rinjtë e artë të Anglisë kanë pohuar veten këtë sezon, me Phil Foden, Jude Bellingham, Kobbie Mainoo dhe Cole Palmer ndër figurat kryesore.

Të gjithë këta lojtarë janë pjesë e listës, si dhe Declan Rice, Harry Kane dhe Kyle Walker.

Trajneri ka lënë Marcus Rashford, Jordan Henderson dhe Raheem Sterling jashtë skuadrës provizore të Anglisë për Euro 2024, ndërkohë që i ka thirrur Adam Wharton, Jarell Quansah dhe Curtis Jones.

Rashford paguan çmimin për një sezon të dobët me Manchester United, ndërsa karriera ndërkombëtare e Henderson me siguri ka përfunduar pas një sezoni katastrofik në klubin saudit Al-Ettifaq dhe më pas Ajax.

Sterling, një tjetër personazh i fortë i epokës së Southgate si trajner i “Tre Luanëve”, gjithashtu nuk arrin të bëjëpjesë në skuadrën prej 33 lojtarësh pas një sezoni të dobët me Chelsea-n.

Lista e plotë e Anglisë:

Portierët: Dean Henderson (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal), James Trafford (Burnley).

Mbrojtësit: Jarrad Branthwaite (Everton), Lewis Dunk (Brighton), Joe Gomez (Liverpool), Marc Guehi (Crystal Palace), Ezri Konsa (Aston Villa), Harry Maguire (Manchester United), Jarell Quansah (Liverpool), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorët: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Conor Gallagher (Chelsea), Curtis Jones (Liverpool), Kobbie Mainoo (Manchester United), Declan Rice (Arsenal), Adam Wharton (Crystal Palace).

Sulmuesit: Jude Bellingham (Real Madrid), Jarrod Bowen (West Ham), Eberechi Eze (Crystal Palace), Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Manchester City), Anthony Gordon (Newcastle), Harry Kane (Bayern Munich), James Maddison (Tottenham), Cole Palmer (Chelsea), Bukayo Saka (Arsenal), Ivan Toney (Brentford), Ollie Watkins (Aston Villa).

Kujtojmë se Anglia është në Grupin C së bashku me Slloveninë, Danimarkën dhe Serbinë.

“Tre Luanët” do të luajnë ndeshjen e tyre të parë kundër Serbisë (16 qershor, 21:00), përpara se të sfidojnë Danimarkën (20 qershor, 18:00) dhe Slloveninë (25 qershor, 21:00).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore