Kulturë

Rikthimi i kujtesës përmes restaurimit të “Sahat Kullës”


Sahat Kulla

Objekti kulturorë në qendër të Prishtinës që njihet si “Sahat Kulla”, i ndërtuar në shekullin 19 pritet të restaurohet këtë vit, pasi që, për shkak të vjetërsisë dhe mos restaurimit të tij, vizitat dhe referencat në të kanë qenë të pa mundura nga vizitorët.

Të enjten është nënshkruar marrëveshje për renovimin e këtij objekti nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Adrian Berisha si dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.

Ky projekt për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në kuadër të Komisionit Evropian tani është në fazën e tretë të implementimit dhe restaurimi do të zgjasë 90 ditë me një kosto prej 120 mijë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore