Sport

Rikthehet Broja, gati për sfidën me Aston Villa-n


Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Southampton-it është rikthyer nga dëmtimi. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi anglez në mediat sociale.

20-vjeçari u dëmtua disa ditë më parë, duke humbur dhe ndeshjen me Watford-in në Premier League, të luajtur më 30 tetor, ku Southampton-i fitoi minimalisht 1-0.

Ai ka shënuar dy gola deri më tani në Premier League, duke i siguruar katër pikë ekipit të tij. Një gol në fitoren 1-0 përballë Leeds-it dhe një në barazimin 2-2 me Burnley-n.

Broja ka dal këtë të enjte në stërvitje me ekipin dhe të premten pritet të thirret për ndeshjen me Aston Villa-n, në Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore