Përballje

Rikthehet në fushë pas pesë muajsh, Dermaku i jep një pikë Lecce-s


Futbollisti shqiptar, Kastriot Dermaku, i cili aktivizohet për ekipin italian, Lecce, është rikthyer pas një lëndimi që e mbajti jashtë fushave prej pesë muajsh.

Mbrojtësi 29-vjeçar, në ndeshjen e parë pas rikthimit nga lëndimi, arriti të shënojë në barazimin 1:1 që skuadra e tij e mori në udhëtim te Brescia.

Mirëpo, interesant është fakti, që Dermaku realizoi golin e epërsisë për Lecce-n, vetëm katër minuta pasi u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të.

Por epërsia e mysafirëve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi që Brescia arriti të barazojë rezultatin në minutën e 87-të, me anë të Bisoli-t.

Derisa, ky ishte barazimi i tretë radhazi në ndeshjet e Serisë B për ekipin e Dermakut, që këtë sezon ka ambiciet për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian.

Lecce momentalisht pozicionohet në vendin e pestë në Serie B, me 17 pikë të grumbulluara, një më pak se Brescia e vendit të katërt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore