Sport

Rikthehet Kupa e Italisë me derbin e parë gjysmëfinal


Kupa e Italisë ka mbërritur në fazën gjysmëfinale, ku tani do të zhvillohen ndeshjet me vajtje-ardhje.

Dhe, kjo fazë do të na dhurojë “Derby d’Italia”, ku do të përballen Juventus dhe Inter.

Këto skuadra do të përballen për herë të tretë në këtë sezon, pasi dy ballafaqime mes tyre i kishim gjatë këtij sezoni në Serie A.

Dyja takimet i fituan bardhezinjtë, në shtëpi me rezultat 2:0 dhe në udhëtim me rezultat minimal 0:1.

Sa i përket mungesave, te Juventus-i nuk do të kthehet ende Paul Pogba, ndërsa është në dyshim Chiessa dhe Bonussi.

Kurse skuadra e Inter-it do të jetë pa Hakan Calhanoglu-n dhe Milakn Skriniar, derisa një mundësi e mirë do të jetë për Kristjan Asllanin të luajë nga fillimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore