Shqipëria

Ricky Martin performon më 20 korrik në Tiranë


Ricky Martin, një nga yjet më të mëdhenj të popit në planet gjatë fundit të viteve ’90, do të performojë në Tiranë më 20 korrik.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama, duke cituar postimin e tij në median sociale “Facebook”.

Këngëtari dhe aktori portorikan është quajtur “Mbreti i popit latin” dhe është një nga artistët me më shumë albume të shitur në botë.

Ai e filloi karrierën e tij duke u shfaqur në reklama televizive në moshën 9-vjeçare dhe filloi të performojë muzikë në moshën 12-vjeçare, si anëtar i grupit të djemve porto-rikane Menudo.

Martin e filloi karrierën e tij solo në vitin 1991 dhe në fund të dekadës ishte bërë një yll ndërkombëtar falë hiteve, duke përfshirë “She Bangs”, “Livin” La Vida Loca”, “Nobody Wants to Be Lonely” dhe “Private Emotion”.

Kujtojmë që më 30 qershor do të jetë Enrique Iglesias, i cili do të performojë gjithashtu në kryeqytet.

Ngjarjet muzikore për të dy këngëtarët latinë janë planifikuar në sheshin Skënderbej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore