Lajme

Rezultati i sondazhit me serbët e Kosovës: “Lista Serbe nuk përfaqëson interesat tona”


Mitrovica e Veriut

Serbët në Kosovë nuk e perceptojnë Vjosa Osmanin si presidente, por as nuk e konsiderojnë se Lista Serbe përfaqëson interesat e tyre, por në fakt mbron strukturat “kriminale”.

Ky është rezultati i sondazheve që KoSSev, media e Kosovës në gjuhën serbe, ka nxjerrur nga sondazhi në Instagram dhe Twitter të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten, pasi Lista Serbe dhe Presidentja Vjosa Osmani, shkëmbyen akuza të ashpra, kur ata i thanë Osmanit se s’është presidentja e serbëve të Kosovës e ajo u tha se ata përfaqësojnë kriminelët.

Në sondazhin e KoSSev, në të cilin përdoruesit serbë të rrjeteve sociale kanë marrë pjesë, një shumicë bindëse prej 75 për qind e gjithsej 761 të anketuarve që kanë marrë pjesë, besojnë se serbët nga Kosova nuk e perceptojnë Vjosa Osmanin si presidente të tyre.

Vjosa Osmani, presidente e Kosoves

Nga ana tjetër, lexuesit e KoSSev mendojnë se Lista Serbe nuk mbron interesat e popullit serb, sepse 65 për qind e tyre janë përgjigjur kështu në sondazhin. Nga 866 të anketuarit, 63për qind besojnë se Lista Serbe përfaqëson në fakt interesat e “strukturave kriminale”.

Përgjigje të njëjta ka pasur edhe në Instagram edhe në Twitter ku është kërkuar përgjigje në këto dy pyetje: se a e konsiderojnë Osmnin presidente të tyre dhe a i përfaqëson Lista Serbe interesat e komuniteti serb në Kosovë?

Gjithçka filloi me njoftimin e Osmanit se do të vizitojë pjesën veriore dhe komentin e Listës Serbe se ajo është e padëshirueshme në Veri, meqë s’e njohin për presidente. Më pas, Osmani u përgjigj në një konferencë për media, ku tha se Lista Serbe nuk përfaqëson interesat e serbëve në Kosovë, por vetëm interesat e strukturave kriminale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore