Lajme

Lista Serbe e shpall “non grata” Osmanin: S’ke çka kërkon në Veri të Kosovës


Ilustrim: Lista Serbe dhe Vjosa Osmani

Për Listën Serbe, njoftimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për vizita nëpër komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato të banuara me shumice serbe, është një “provokim i radhës dhe presion ndaj serbëve”.

Kështu të paktën thuhet në reagimin e Listës Serbe, në të cilën shkruhet se kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, janë kundër vizitës së presidentes në këto komuna.

Sipas Listës Serbe, në Veri të Kosovës, askush nuk e percepton Vjosa Osmanin si presidente.

“Përderisa ajo është e tillë nuk ka çka kërkon në Veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.

Vjosa Osmani dhe kryetari i Komunës së Mamushës Adbdulhadi Krasniç

Ndryshe Osmani ka rinisur ciklin e saj të vizitave nëpër komunat të ndryshme të Kosovës.

Së fundmi ajo vizitojë komunën e Mamushës.

Zyra e Presidentes, përmes një njoftimi pati bërë të ditur se Presidentja ka nisur vizitat nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Ndryshe të hënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, realizo një vizitë në Veriun e Kosovës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore