Shqipëria

Rënie e numrit të aksidenteve rrugore këtë nëntor


Nga nëntori i kaluar, numri i aksidenteve rrugore është ulur.

Këtë muaj nëntor numërohen 92 aksidente rrugore nga 106 të ndodhura në muajin nëntor të vitit 2021, çka është ulur me 13,2 për qind.

Sakaq, numri i të aksidentuarve rezulton 117 persona nga 156 në muajin nëntor të një viti më parë.

Në 80,4 për qind të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Referuar të dhënave nga INSTAT, numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 27,2 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.

Numri i aksidenteve rrugore për këtë grup-moshë është i njëjtë me numrin e aksidenteve rrugore të nëntorit të kaluar.

Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, numërohen 1 mijë e 60 aksidente rrugore nga 1 mijë e 257 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kështu, edhe për këtë periudhë, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 15,7 për qind.

Numri i të aksidentuarve është 1 mijë e 479 persona nga 1 mijë e 726 persona të aksidentuar në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2021.

Në 13,7 për qind të rasteve, aksidentet rrugore në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur me 24,9 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore