Sport

Rekordmeni i notit shqiptar ndahet nga jeta


Rekordi

Klavio Meça, rekordmeni shqiptar i notit, ndahet nga jeta në moshën 24 vjeç.

Arsyeja e vdekjes ende nuk dihet, por sipas informatave, dyshohet për një atak kardiak, shkruan Albanian Post.

Klavio Meça mbahej si e ardhmja e notit të Shqipërisë.

I riu nga Fushë Kruja kishte stabilizuar rekordin kombëtar (4’04’03) të 400 metrave në stilin e lirë.

Ky rekord u vendos nga Klavio në Kampionatin Botëror 2017, të zhvilluar në Budapest të Hungarisë.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), ka ngushëlluar familjen Meça për këtë humbje tragjike:

“Nuk gjejmë̈ fjalë për të shprehur dhimbjen e madhe. Ishte një djalë i shkëlqyer me sjellje shembullore dhe disiplinë sportive. KOKSH i shpreh ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv. U prehsh në paqe kampion! Do të na mungosh”, thuhet, pos tjerash, në ngushëllimin e federatës për familjen./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore