Lajme

Rekord negativ në Tunizi, zgjedhjet shënuan vetëm 8.8 për qind pjesëmarrje


Tunizia ka regjistruar pjesëmarrjen më të ulët elektorale në historinë e saj të fundit.

Kjo, pas pezullimit të parlamentit nga presidenti Kais Saied dhe rihartimit pasues të hartës politike të vendit.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja britanike “The Guardian”.

Zyrtarët tunizianë në “Instance Supérieure Indépendante pour les Élections” (ISIE) shpallën numrin përfundimtar të votave në zgjedhjet legjislative si 8.8 për qind.

Sipas tyre, kjo shifër megjithëse kjo mund të rritet paksa me tabelimin e votave shtesë.

Që nga pezullimi i parlamentit në korrik të vitit të kaluar, Saied ka prezantuar një kushtetutë të re.

Kjo, duke reduktuar në masë të madhe rëndësinë e partive politike të vendit, të cilat ai i karakterizoi si armiq të popullit.

Presidenti i vendit rezervoi zemërim të veçantë për lëvizjen Ennahda, e cila ka dominuar skenën politike qëkurse Tunizia udhëhoqi për herë të parë valën e protestave rajonale kundër autokracisë në vitin 2011.

Saied ka inkurajuar individët të konkurrojnë në zgjedhje në programe që synojnë t’i shërbejnë komunitetit të tyre të afërt.

Rezultati, 1 mijë e 55 kandidatë të vetëfinancuar që konkurrojnë për 161 ulëse.

Kjo e fundit, ka çuar në një garë unike zgjedhore, me shumë votues të pasigurt se kush kandidon dhe një numër zonash zgjedhore të cilat kanë vetëm një kandidat të vetëm në fletëvotim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore