Lajme

Rekord në Arktik: Termometri shënoi 38 gradë Celsius


Një temperaturë prej 38 gradësh Celsius është regjistruar në Siberi gjatë një vale të nxehti në verën e vitit 2020.

Për ekspertët e Arktikut, kjo është një temperaturë rekord.

Temperatura është regjistruar në një stacion vëzhgimi meteorologjik në qytetin rus Verkhoyansk.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) tha se temperatura i përshtatet më shumë Mesdheut sesa poleve.

Vitin e kaluar, sipas WMO-së, kushtet atmosferike ishin deri në 10 gradë Celsius mbi normalen.

Kjo, për pjesën më të madhe të verës mbi Siberinë Arktike.

Vala e të nxehtit nxiti zjarre shkatërruese, shkaktoi humbje masive të detit dhe luajti një rol të madh në vitin 2020.

Arktiku po sheh temperatura ekstreme dhe po ngrohet me një ritëm më shumë se dyfishi i mesatares globale.

Hulumtimet historike nga të dhënat kombëtare, përfshirë Kanadanë, zbuluan gjithashtu se nuk kishte temperatura të njohura prej 38 gradë Celsius në Rrethin Arktik.

Sekretari i Përgjithshëm i WMO-së, Petteri Taalas, deklaroi se ky rekord i ri Arktik është “një zile alarmi për ndryshimin e klimës”.

Viti i kaluar gjithashtu pa një rekord të ri të temperaturës për kontinentin Antarktik prej 18.3C në stacionin Esperanza të Argjentinës.

Organizata po kërkon gjithashtu të vërtetojë një rekord të raportuar për Evropën në Siçili, i cili pa termometrin të shënojë 48.8C këtë verë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore