Shqipëria

Rekord aplikimesh në e-Albania për shërbimet e ISSH-së


Për të provuar suksesin e digjitalizimit të shërbimeve në Shqipëri, në platformën e-Albania është regjistruar rekord aplikimesh sa i takon shërbimeve të Sigurimeve Shoqërore.

Sipas e-Albania, 1.4 milionë aplikime për shërbime të ISSH-së janë shënuar nga janari i vitit 2022 deri në fund të tetorit, ku 71 për qind e aplikimeve u mundësua pas mbylljes së sporteleve.

“Gjatë kësaj periudhe u gjeneruan mbi 500 mijë dokumente me vulë elektronike, nga të cilat mbi 320 mijë vetëm prej datës 1 maj”, theksoi e-Albania.

Më herët, portali i shërbimeve elektronike zbuloi se ka gjeneruar 4.3 milionë dokumente me vulë elektronike.

Kjo, duke nisur nga data 1 maj, kur u vendos mbyllja e sporteleve fizike.

Sipas të dhënave të publikuara nga e-Albania, gjatë kësaj periudhe numri i dokumenteve të lëshuara me vulë elektronike rezulton 13 për qind më i lartë sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Kohë kur u regjistruan 3.7 milionë dokumente të gjeneruara me vulë elektronike.

Në të gjithë Shqipërinë ka 150 zyra të gjendjes civile, të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët nga 390 që janë aktualisht.

Pavarësisht reduktimit të zyrave, ku shërbimet ofrohen fizikisht, nuk pati largime të punonjësve.

Portali qeveritar “e-Albania.al” administrohet dhe zhvillohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Ajo shërben si një portë nëpërmjet së cilës çdo person i interesuar mund të marrë nëpërmjet internetit, shërbime elektronike të ofruara nga institucionet publike në Shqipëri.

Portali qeveritar është i lidhur me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit, e cila është arkitektura bazë mbi të cilën mundësohet ndërveprimi me sistemet elektronike të institucioneve publike.

Nga sot nis epoka e re digjitale, nuk ka më sportele

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore