Sport

Real Madridi duhet të shesë lojtarë përpara se të arrijë ndonjë nënshkrim


Të premten, Florentino Perez dhe Ancelotti u takuan për të biseduar planet dhe idetë për verën dhe sezonin e ardhshëm.

Skuadra ka nevojë për përforcime për sezonin e ardhshëm, por këto do të vijnë vetëm nga shitjet e mundshme.

Përpjekjet janë të fokusuara në atë që të gjithë i konsiderojnë si prioritete sulmuese, me Kylian Mbappe në vendin e parë dhe Erling Haaland si një mundësi më e largët.

Nëse nuk ka shitje, vështirë se do të ketë fytyra të reja, por klubi është i bindur se do të ketë një efekt goditjeje dhe se disa lojtarë, përveç Marcelo, Gareth Bale dhe Isco mund të largohen.

Shembulli më i mirë i kësaj është ajo që ndodhi verën e kaluar me Eduardo Camavinga dhe ajo që mund të ndodhë këtë verë me mesfushorin e Monacos, Aurelien Tchouameni.

Me ish-lojtarin e Rennes u bë shumë punë në terren prej muajsh. Marrëveshja dukej e pamundur duke pasur parasysh prioritetet e tjera, por ditët e fundit të merkatos mundësuan që Camavinga të bëhet i disponueshëm.

Nëse Tchouameni pret, situata mund të përsëritet, por tani nuk ka asnjë ofertë dhe ai po shkon drejt Premier League.

Real Madridi është në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, si dhe kryeson La Liga Santander, gjë që pakkush do ta kishte parashikuar verën e kaluar kur vetëm Camavinga dhe David Alaba u nënshkruan.

Por Ancelotti dhe lojtarët janë arkitektët e Real Madrid-it që arrijnë në këtë pikë me një titull tashmë të sigurt.

Prej verës së kaluar emri i Mbappe-s ka qenë në të gjitha bisedat për të ardhmen e kësaj skuadre të Real Madrid-it.

Ndeshjet e fundit kanë treguar cilësinë e lojtarëve si Karim Benzema, Vinicius Junior dhe potencialin e Camavinga, Rodrygo Goes, Eder Militao dhe Fede Valverde.

Luka Modric ka vazhduar të bëjë përshtypje, ashtu si Toni Kroos, Nacho Fernandez, Lucas Vazquez, Dani Carvajal… lojtarët që kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë lojtarë kyç në Real Madrid.

Militao, Camavinga, Valverde, Rodrygo dhe Vinicius garantojnë një gjysmë ekipi për dekadën e ardhshme, por e tashmja përfshin disa ndryshime përtej Mbappe, i cili do të bëhet pjesë e kësaj shtylle për vitet në vijim.

Real Madridi e di që duhen nënshkrime, por ato nuk do të vijnë pa shitje.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore