Sport

Real Madrid lëshon “bombën”, e do Haaland-in këtë verë


Erling Haaland, së bashku me Kylian Mbappe, janë dhe do mbeten tema më e nxehtë në futbollin evropian deri sa ata të marrin një vendim mbi të ardhmen e tyre.

Për norvegjezin Haaland interesohet thuajse çdo klub në Evropë, dhe sipas mediave të ndryshme sportive, Manchester City është favorit.

Por, të mërkurën e 3 shkurtit ka ardhur një “bombë” nga Real Madrid.

Media shumë e afërt me klubin, Cadena SER, raporton që Real Madrid ka vendosur të nënshkruajë me Erling Braut Haaland këtë verë.

Haaland është “i zgjedhuri”,  shkruan Cadena SER.

Norvegjezi dhe babai i tij janë shumë të entuziasmuar nga idea e bashkimit me Real Madrid këtë verë.

Transferimi i Haaland në Madrid, praktikisht do i jepte fund edhe aventurës së Karim Benzema-s në klub.

Haaland ka bërë të ditur që nuk pranon rol stoli, dhe kush do që do ta transferojë, duhet ta ketë norvegjezin në formacionin bazë.

Karim Benzema është sulmuesi kryesor te Real Madrid për 11 vite tani.

A do të luajë bashkë me Haaland në sulm? A do të shndërrohet në sulmuesin e dytë? Apo do të largohet, mbetet të shihet ne verën e nxehtë të vitit 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore