Sport

Real Madrid-i hedh sytë nga ish-drejtori sportiv i Lille-s


Lille arriti të fitonte Ligën e Parë në Francë duke thyer hegjemoninë e PSG-së. Por, fitimi i ligës, natyrisht erdhi falë dhe disa lojtarëve të afruar nga Luis Campos-i, ish-drejtori sportiv i klubit, i cili tashmë është nën vëzhgimin e Real Madrid-it.

Gazeta spanjolle Marca raporton se Real Madrid-i po planfikon afrimin e Campos-it, në një kohë kur kampionati sapo ka përfunduar dhe tekniku, Zinedine Zidane e ka të ardhmen të papërcaktuar.

Campos-i është një profil që pëlqehet shumë nga Presidenti, Florentino Perez-i. Më herët ai ka qenë pjesë e Monaco-s si drejtor teknik, por edhe vete Real Madrid-it, në kohën e Jose Mourinho-s, si zbulues talentesh.

Kur ishte pjesë e Monaco-s, nga 2013 deri në 2016, ai arriti të transferonte në klub emra të mëdhenj si: Radamel Falcao, Joao Moutinho, James Rodriguez, Fabinho, Anthony Martial, Ricardo Carvalho, Dimitar Berbatov, Bernardo Silva, Timeoue Bakayoko, Geoffrey Kondogbia dhe Thomas Lemar.

Sipas Marca, qëllimi i Real-it është që portugezi të bëhet një lloj këshilltari për klubin dhe të lehtësojë ardhjen e lojtarëve, duke përfituar nga kontaktet dhe ndikimi që ai ka në tregun e transferimeve.

Klubi beson se Campos-i është personi i duhur për të sjellë Kylian Mbappe-n në “Santiago Bernabeu”, pavarësisht se ai njihet më shumë si zbuluesh talentesh dhe jo si një njeri që ofron shuma të mëdha për të marrë talente të konfirmuar tashmë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore