Sport

Real Madrid-i gjen zëvendësuesin e Carvajal


Real Madrid-i po udhëheq garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Sporting Lisbonës, Pedro Porro.

Porro po kalon vitin e tij të dytë të Sporting-u, edhe tani si huazim nga Manchester City.

Sporting Lisbon ka të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por duket se skuadra portugeze nuk do ta ushtrojë të drejtën.

Kështu bën të ditur “Ojogo”, tabloidi portugez i futbollit. Ata shkruajnë se Sporting nuk janë financiarisht në gjendje që të kompletojnë transferimin e Porro-s.

Kështu që, inkuadrohet Real Madrid-i.

Madrilenët po kërkojnë një zëvendësues për Dani Carvajal, i cili këtë sezon po kalon një formë të mirë, por shpesh po goditet nga lëndimet.

Kur Carvajal nuk po luan, këtë po e bën Lucas Vazquez, që pozitë natyrale nuk e ka krahun e djathtë të mbrojtjes.

Porro, spanjoll dhe vetëm 22 vjeçar, shihet si një opsion shumë i mirë për të ardhmen e mbrojtjes madrilene, dhe klubi mbretëror është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për ta.

Edhe Manchester City dëshiron ta shesë lojtarin, duke marrë parasysh emrat që ka në dispozicion në krahët e mbrojtjes.

Me shumë mundësi, Porro do të jetë emri i parë nga shumë të tjerë që do të zyrtarizohet si lojtar i ri për Real Madrid-in e 2022-ës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore