Sport

Real Madrid-i arrin marrëveshje për transferimin e Tchouameni-t


Futbollisti i Monaco-s, Aurelien Tchouameni, do të jetë futbollist i Real Madrid-it nga sezoni i ardhshëm.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Reali dhe Monaco tashmë kanë arritur marrëveshje, me Tchouameni-in i cili pritet të zyrtarizohet te mbretërit në ditët e ardhshme.

Sipas mediave në Spanjë, transferimi i 22 vjeçarit pritet t’i kushtojë rreth 100 milionë euro Real-it.

Për tu transferuar në Real, Tchouameni thuhet se ka refuzuar propozimet e klubeve të tjera të mëdha si PSG dhe Liverpool.

Parisienët janë përpjekur deri në momentin e fundit, por lojtari ka qëndruar i vendosur në dëshirën për t’iu bashkuar me skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Tani Real Madrid ka në dorë treshen që do ta zëvendësojë Casemiron, Luka Modricin dhe Toni Kroosin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore