Shqipëria

Reagon KLP; Urdhër mbrojtje për prokurorin Muça


Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka reaguar duke shprehur indinjatën e thellë në lidhje me aktin kriminal që ka ndodhur mbrëmjen e 11 marsit kundër prokurorit Arjan Muça.

“Ajo që ka ndodhur dje mbrëmë në Tiranë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij”.

KLP-ja e quajti një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cënojë mirëfunskionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit.

“Këshilli e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës”.

Prandaj KLP-ja urdhëroi që t’i sigurohet mbrojtje e veçantë dhe e posaçme për prokurorin Muça dhe familjen e tij.

Gjithashtu, ata iu bënë thirrje të gjitha organeve kompetente ligj zbatuese, të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute për zbardhjen e plotë dhe të shpejtë të ngjarjes.

Në përfundim, KLP-ja do të ndjekë me interes punën e grupit hetimor dhe do të mbetet në datishmëri për kryerjen e detyrave që ia ngarkon ligji.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore