Shqipëria

Reagon Bumçi pas përjashtimit nga PD – S’e njoh vendimin, me këtë akt i ka humbur përjetë demokratët


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij nga Partia Demokratike, duke thënë se nuk e njeh këtë vendim dhe duke ia atribuuar atë vetëm kryetarit, Lulzim Basha.

“Unë nuk jam i pezulluar. Basha nuk ka lidhje më me PD-në”, ka thënë Bumçi i futar në një emision televiziv.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar se kryetari i PD-së, nuk ka njohur gati 5 mijë firma delegatësh, në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kreu i bluve, Sali Berisha, ku pretendohet se është marrë vendimi për shkarkimin e Bashës nga posti”.

“Sot, ai është njeriu i Edi Ramës”, vijoi Bumçi. “Është një ditë e keqe për demokracinë që të arrijmë që qeveria të kontrollojë opozitën”.

Ndër të tjera, ish-ministri mendon se është Rama, ai i cili e la Bashën në detyrë, pas ndërhyrjes policore në protestën e 8 janarit, ku u kërkua rrëzimi i kryetarit nëpërmjet mësymjes së PD-së.

“Lulzim Basha, sot është Edi Rama, por që do të kontrollojë godinën e PD-së. Demokratët i ka humbur përjetë, nuk ka lidhje me PD-në, është politikisht i vdekur. Nuk del do të bëjë një mbledhje”, përmbylli ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore