Bota

Reagojnë organizatat ndërkombëtare për çështjen e kampit Lipa


Human Rights Watch (HRW), ju ka bërë thirrje autoriteteve boshnjake që të sigurojnë strehim të duhur, për emigrantët dhe azilkërkuesit e bllokuar në temperatura të ulëta  në pjesën veriperëndimore të vendit.

Zjarri shkatërroi kampin e përkohshëm të emergjencës në Bosnjën veriperëndimore në 23 dhjetor. Qindra janë strehuar në tenda që nuk plotësojnë kushtet themelore njerëzore të strehimit.

Lydia Gall, avokate e të drejtave të njeriut u shpreh se “qindra migrantë dhe azilkërkues në Bosnjën veriperëndimore po kalojnë dimrin në kushte të vështira sepse autoritetet kanë dështuar në mënyrë të përsëritur për të plotësuar nevojat e tyre themelore”.

“Autoritetet lokale, federale dhe kombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të ndërmarrin veprime urgjente të bashkërenduara për të siguruar që migrantët të kenë akses në strehim, ndihmë mjekësore dhe nevoja të tjera”.

Kushtet në kampin Lipa ishin të vështira edhe para përfshirjes nga zjarri. Mungonin shërbimet themelore, duke filluar nga uji pijshëm, shërbimet sanitare, kushtet higjenike.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në lidhje me kampin

Ndërsa, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila drejtonte fondet e Bashkimit Evropian për kampin, ka njoftuar disa herë radhazi se kampi nuk ishte i përshtatshëm për kushtet e dimrit.

Kampit duhet ti sigurohen disa kushte që kanë të bëjnë me instalimin e ngrohjes, dyshemesë dhe izolimin e duhur. Autoritetet duhet të krijonin strehim alternativ, ndërkohë që po kryhej puna”.

Pavarësisht kërkesave, Këshilli i Ministrave i Bosnje dhe Hercegovinës dhe autoriteti i qeverisë federale, me 21 dhjetor ra dakord për të kthyer Lipën në qendër zyrtare pritje për azilkërkuesit dhe migrantët.

IOM vendosi mbylljen e kampit me 23 dhjetor. Atë ditë, zjarri shkatërroi kampin, duke lënë jashtë 1 mijë e 200 njërëz.

Në vitin 2019, autoritetet boshnjake u përballën me kritika për strehimin e migrantëve dhe refugjatëve në kushte çnjerëzore në kampin Vucjan pranë Bihac-it.

Kampi u shpërbë në dhjetor të 2019-ës pas presionit ndërkombëtar.

Nicola Bay, drejtori danez i Këshillit të Refugjatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, i tha Human Rights Watch se pas zjarrit disa nga refugjatët u larguan ndërsa disa të tjerë nga pamundësia qëndruan aty jashtë.

Rreth 350 njerëz që ishin në gjendje të paguanin tarifën e autobusit u transportuan në një kamp në Sarajevë. 850 njerëz të mbetur ishin bllokuar në vendin e shkatërruar të kampit. Ata u detyruan të kërkonin strehim në pyllin afër”. 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore