Sport

RB Leipzig afër tranferimit të Ilaix Moriba-s


RB Leipzig ka bërë kontaktin e parë për një lëvizje për Ilaix Moriba të Barcelonës, sipas gazetës Mundo Deportivo.

18-vjeçari është përfshirë në një bllokim të kontratës me Barcelonën, me vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij.

Besohet se skuadra e Ronald Koeman po mbyll bisedimet me lojtarin pasi Leipzig po afron marrjen e të riut për të ardhmen.

Moriba është kërkuar nga skuadra të mëdha këtë verë, por asnjë marrëveshje nuk është finalizuar deri më tani.

Atë e kërkonin kampionët e Anglisë, Manchester City dhe kampionët e Evropës, Chelsea, por asnjë marrëveshje nuk u arrit nga dy palët.

Sezonin e kaluar, Moriba luajti në 14 ndeshje në La Liga-s, dhe arriti të shënonte një gol dhe të asistonte tre herë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore