Përballje

Raundi 26, Serie A: Juve – Lazio


Gjashtë ekipe italiane do të zbresin në fushën e blertë sot (e shtunë, 6 mars), për betejën drejt kryesisë së klasifikimit.

Por, edhe pse të denjë për betejën drejt kreut janë Juventusi (vendi i tretë) dhe Lazio (vendi i shtatë), të cilët, meqë ra fjala luajnë sot në orën 20:45, me herët luan Spezia – Benevento (15:00) dhe Udinese – Sassuolo (18:00).

Juventus qëndron në kuotën e 49 pikëve dhe synon të kapë Inter-in që kryeson renditjen me 59 pikë. Ndërsa Lazio mbahet me 43 pikë, por edhe pse duket larg tyre, një fitore sot e lëshon përpara, aty ku kërcënon jo vetëm Juve-,  por edhe Atalanta-n (vendi i katërt).

Sidoqoftë, ana torineze ka plot mungesa: Bentacur, Bonucci, Chiellini, Cuadrado, Dybala dhe Frabotta mungojnë për arsye dëmtimesh e sëmundjesh. Ndërkohë, gjendja e dëmtuar e mëparshme e Arthur dhe De Ligt, ende ngre pikëpyetje për pjesëmarrjen e tyre.

Nga krahu lazial mungojnë Lazzari, Luiz Felipe dhe Radu. Ndeshja luhet në shtëpia juventine, Allianz Stadium.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore