Lojëra

Raportohen rritje fitimesh nga firma e lojërave Angry Birds


Prodhuesi finlandez i lojërave Rovio, i njohur për ekskluzivitetin e Angry Birds, ka raportuar rritje të fitimit operativ të tremujorit të katërt të nxitur nga rritja e tre lojërave kryesore.

“Të tre lojërat tona kryesore Angry Birds 2, Angry Birds Dream Blast dhe Angry Birds Friends janë rritur nga viti në vit”, ka thënë prodhuesi i lojërave celulare me bazë në Helsinki.

Sipas Rovio, pritet një rritje e fortë e linjës kryesore kurse fitimi të ulet nga viti në vit për shkak të investimeve në zhvillimin dhe marketingun e lojërave të reja.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se kompania po kërkon rritje nga diversifikimi i portofolit të vet, pasi ka blerë lojërat turke Ruby në muajin gusht.

Gjithashtu ajo është duke krijuar partneritet për të krijuar lojëra të reja celulare për Moomins, personazhe vizatimorë fillimisht të njohur nga një seri librash dhe një seri komike.

“Vazhdojmë përpjekjet për M&A, duke synuar të ndërtojmë rrugë të reja rritjeje brenda lojërave, të rrisim rrjetin e audiencës dhe të krijojmë vlerë përmes sinergjive në portofolin dhe studiot tona të lojërave”, ka thënë shefi ekzekutiv Alex Pelletier-Normand.

Për tremujorin tetor-dhjetor, Rovio ka raportuar një fitim operativ bazë prej 13.1 milionë eurosh, rreth 75 për qind më shumë se një vit më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore