Lajme

Raporti: Forcat ruse qëlluan me municione thërrmuese në Mykolaiv në 3 data të veçanta


Forcat ruse sulmuan qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, me raketa municioni thërrmues në tre sulme të veçanta që zgjatën një javë. Kështu ka dalë në përfundim raporti i “Human Rights Watch” (HRW).

Sipas organizatës joqeveritare, ajo intervistoi gjashtë dëshmitarë dhe verifikoi dhjetëra pamje të mediave sociale, zona të banuara u goditën më 7, 11 dhe 13 mars.

Imazhet treguan katër trupa të pajetë, tha HRW-ja, dhe mbetje të armëve të përdorura, duke përfshirë raketat e municionit thërrmues Uragan dhe Smerch – të grumbulluara nga Rusia dhe Ukraina – si dhe mbetje dhe nënmunicione të pashpërthyera të fragmentimit 9N210.

Sulmet “mund të përbëjnë krime lufte”, theksoi organizata.

Për shkak të dëmeve të përhapura dhe pa dallim që ato shkaktojnë, municionet thërrmuese janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, as Rusia dhe as Ukraina nuk janë shtete palë në traktate.

“Munionet thërrmuese paraqesin një kërcënim të menjëhershëm për civilët gjatë konfliktit duke shpërndarë në mënyrë të rastësishme nënmunnicione ose bomba në një zonë të gjerë. Ato vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim pas konfliktit duke lënë mbetje, duke përfshirë nënmunicionet që nuk shpërthejnë pas goditjes duke u bërë de facto mina tokësore”, sipas HRW-së.

Raporti detajon llogaritë e civilëve që përshkruajnë sulmet e supozuara. HRW-ja thotë se ata gjetën një imazh të shpërndarë nga një dëshmitar që vendos një sulm në lagjen Inhulsky më 11 mars rreth 1.7 kilometra (rreth 1 milje) nga një fabrikë që prodhon turbina me gaz për teknologjinë mbrojtëse dhe anijet.

“Fabrika mund të jetë identifikuar si një objektiv i mundshëm ushtarak, por distanca e konsiderueshme midis fabrikës dhe objekteve civile të dëmtuara sugjeron gjithashtu se sulmet ishin pa dallim”, raportojnë ata.

Kujtojmë që kjo është dita e 22-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, rreth 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa rreth 2 mijë e 500 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore