Lajme

Raporti amerikan: Aksioni ukrainas ka ndalur autokolonën ruse drejt Kievit


Veprimet e fundit e ndërmarra nga Ukraina kanë lënë në vend një autokolonë të stërmadhe ruse, e cila prej ditësh kërkon të shkojë për në Kiev.

Këtë fakt e ka konfirmuar zëdhënësi për shtyp i Pentagonit, John Kirby, gjatë një konference virtuale me gazetarët.

Sipas Kirbyt, ka raporte të qarta, të cilat e vërtetojnë këtë fakt. Një urë e madhe është hedhur në erë nga ukrainasit, në mënyrë që të ndalojnë kolonën ruse. Faktikisht, kjo gjë ka funksionuar, pasi i ka ndërprerë rrugëtimin rusëve, duke qenë se ishte një portë hyrëse e rëndësishme drejt Kievit.

Kjo është e disata urë që hidhet në erë, pas tre të tillave në ditët e para të luftimeve.

Në disa pjesë, mësohet se autokolona është e ndaluar tërësisht. Në disa të tjera ndërkohë, ajo thjesht është ngadalësuar.

Një aspekt tjetër me rëndësi sipas Kirbyt, është fakti se rusët po përballen edhe me probleme logjistike, si për shembull mungesa e karburantit apo e ushqimeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore