Lajme

Raporti 24-orësh i policisë: Dhunohet një grua në Obiliq, vdes një person si pasojë e aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”


Përmes raportit 24-orësh, policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar pasi kanë rrëmbyer e me pas dhunuar një grua në Obiliq të shtunën, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa një person ka ndërruar jetë dhe një është lënduar, si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”.

“Një mashkull kosovar ka vdekur pasi që, me veturën që po e drejtonte dyshohet se është rrokullisur jashtë rrugës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Po ashtu si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është dërguar për trajtim mjekësor”.

Ndryshe, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Sipas raportit policor në Ferizaj është arrestuar një person, meqë pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë mjekun kujdestar në Qendrën Emergjente të këtij qyteti.

“I dyshuari në Qendrën Emergjente të Ferizajt pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjetë të mprehtë (thikë) mjekun kujdestar viktimën mashkull kosovar”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore