Lajme

Raportet e Kurtit me ambasadorin Berishaj, gjendja në MINT e zhvillimet në KEK – disa nga pikat e rendit të ditës së Kryesisë së Kuvendit


Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Me fillim nga ora 11:00 në rend dite për shqyrtim janë një mori të pikave si rend dite nga 23 shkurti i këtij viti.

Një nga pikat e rendit të ditës është votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.

Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

Puna dy vjeçare e Qeverisë së Kosovës e hartuar në një Propozim-Rezolutë është një nga pikat tjera të diskutimit në këtë komision.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

Në lexim të dytë do të votohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për shpenzimet e parasë publike për dy vite mandat të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është një tjetër pikë e diskutimit.

Nga seanca e Jashtëzakonshme e 26 prillit, do të Votohet Propozim Rezoluta nga debati parlamentar lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe përgjegjësinë e institucioneve qendrore në sektorin energjetik.

Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti në lidhje me çështjen: ”Përgjegjësia e tij në raport me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore