Sport

Ramos i bashkohet listës së futbollistëve që kanë luajtur me Messi-n dhe Ronaldo-n


Për më shumë se një dekadë, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar botën e futbollit.

Dyshja ka thyer çdo rekord që është për t’u thyer dhe ka fituar thuajse gjithçka që mund të fitohet, edhe në aspektin individual, edhe me skuadrat e tyre.

Rivaliteti i tyre ka qenë një kënaqësi për të gjithë tifozët e sportit të bukur, siç cilësohet nga shumica futbolli.

Edhe më dramatike lufta e tyre ka qenë gjatë kohës kur dyshja përballeshin në El Clasico-n e madhe, mes Real-it dhe Barcelonës.

Një grup i vogël lojtarësh kanë pasur mundësinë të luajnë me të dy në një skuadër.

Emri i fundit që do të shtohet në këtë listë, është kapiteni legjendar i madrilenëve, Sergio Ramos.

Pasi shpenzoi nëntë vite me Cristiano Ronaldo-n në Madrid, Ramos tani do të luaj me Messi-n te PSG.

Lista e futbollistëve që kanë luajtur edhe me Ronaldo-n, edhe me Messi-n:

Angel Di Maria (Real Madrid, Argjentina, PSG)

Paulo Dybala (Juventus, Argjentina)

Gerard Pique (Manchester United, Barcelona)

Carlos Tevez (Manchester United, Argjentina)

Ezequiel Garay (Real Madrid, Argjentina)

Fernando Gago (Real Madrid, Argjentina)

Andre Gomes (Barcelona, Portugali)

Deco (Barcelona, Portugali)

Higuan (Real Madrid, Juventus, Argjentina)

Nelson Semedo (Barcelona, Portugali)

Arthur (Juventus, Barcelona)

Miralem Pjanic (Juventus, Barcelona)

Martin Caceres (Juventus, Barcelona)

Henrik Larsson (Manchester United, Barcelona)

Gabriel Heinze (Manchester United, Barcelona)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore