Muzikë

Ramë Lahaj rikthehet me koncert në Prishtinë


Ramë Lahaj

Janë dhënë detaje rreth koncertit që do të mbahet të shtunën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Koncerti “Ramë Lahaj & Friends” në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, do të ketë një kapacitet prej 3 mijë ulëse, ku do të performojnë emra të njohur si: Lana Kos, Simone Piazzola dhe tenori shqiptar me famë botërore Ramë Lahaj.

Lahaj, është shprehur se do të ketë një raportuar shumë të larmishëm, i cili del jashtë pritshmërive specifikave të këndimit.

“Festivali ka me dalë edhe jashtë specifikës së këndimit, është e rëndësishme mbështetja e institucioneve dhe po shpresoj që kanë me e kuptua që nisma të tilla janë të rëndësishme dhe ne nuk është se kemi mjaftueshëm kuadro, dhe jam falënderues duke filluar prej komunës”.

Ndërsa, Simone Piazzola, këngëtar i operës, tha se ndihej i privilegjuar që ndodhet në Kosovë.

“Është një nder i madh për mua që të jem këtu, jemi njohur me Ramën në Madrid. Shpresoj që së shpejti të jem në skenë me të dhe me Ramën jemi një familje sepse kemi nisur të ndajmë skenën së bashku. Në këtë moment historik me një vështirësi të madhe të jesh këtu para jush, është diçka unike, mund të thuhet edhe e rrallë”.

Ndërkaq Ulpiana Aliaj, soprano, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në koncert, duke thënë se “Ne jemi të lumtur që nisim me një nivel artistesh dhe ju ftoj të gjithëve të keni vëmendjen e duhur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore