Shqipëria

Rama: Vlerësimi i Dvoranit, drejtësia po funksionon


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të premten në një takim me banorët e Beratit, ka folur rreth procesit të veting-ut, duke e cilësuar atë si “pastrim të sistemit”.

Gjithashtu Rama ka theksuar dhe vlerësimin e gjykatësit shqiptar me çmimin e nderit, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Ajo e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe në lagjet e tjera të politikës është vlerësimi i gjykatësit shqiptar me çmimin e veçantë të nderit, të SHBA-së”, shprehet kryeministri.

Gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur dhe arrestimin e mjekut, që sipas tij, deri dje kjo “nuk ndodhte”. Rama thekson se korrupsioni po luftohet duke reformuar sistemet, brenda sistemit të madh të shtetit.

Ai ka prekur dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

“Duke u nisur nga vendimi i marrë nga Këshilli Evropian (KE), çelja e negociatave është realizuar, por hapja e negociatave formalisht është aprovimi i të gjitha shteteve”, deklaron kryeministri.

Sipas tij, ndikim të madh ka pasur dhe pandemia, e cila “ka futur një agjendë” në mes.

Duke theksuar se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, Rama njofton që do të jetë në Bruksel për pak ditë nga ku do të ketë një bashkëbisedim me përfaqësues të BE-së.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore