Shqipëria

Rama pranon dorëheqjen e Ardi Veliut


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën e 5 tetorit, përmes një postimi në median sociale Twitter, ka pranuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut.

Me letrën e publikuar ku jepen dhe arsyet pse Veliu po dorëhiqet, Rama ka shkruar se “Veliu ka akoma më shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk ka kërkuar mandat tjetër me arsyen se “për t’ju përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve”.

Ky largim vjen pas vrasjes së një efektivi policie në Lezhë, si dhe ngjarjes tragjike mbrëmjen e 4 tetorit, ku u ekzekutuan 2 shtetas në Elbasan.

Më 5 shkurt 2018, Ardi Veliu u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Haki Çakos.

Veliu ka përfunduar studimet në Akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë, në vitin 1998. Gjithashtu u diplomua në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali”, në vitin 2004.

Ndërsa në vitin 2011 ka përfunduar studimet “Bachelor” në fakultetin e Drejtësisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore