Shqipëria

Rama inspekton rindërtimin në Mirditë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, inspektoi procesin e vaksinimit në Rrëshen. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pohoi se të martën e 30 marsit janë planifikuar të vaksinohen 100 të moshuar në Rrëshen.  Gjatë bisedave me kreun e qeverisë qytetarët u shprehën të kënaqur nga procesi i vaksinimit.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se vendosja e fashave ka stabilizuar mbingarkesën dhe nuk ka më grumbullime.

Rindërtimi në Mirditë

Kryeministri Rama, dhe Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste në qarkun Lezhë për zgjedhjet e 25 prillit, Lindita Nikolla, inspektuan zonën ndërtimore në Mirditë.

Në këtë zonë po vijon rindërtimi pas tërmetit.  Po ndërtohet një lagje rezidenciale, me 35 banesa individuale dhe 68 apartamente. Në këtë zonë po përfundon ndërtimi i infrastrukturës dhe po shtrohen rrjetet nëntokësore.

Rama tha se në këtë periudhë duhet shfrytëzuar koha për të vijuar punimet me ritme të shpejta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore