Shqipëria

Rama: Gjirokastra do rijetëzohet


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një video në Facebook nga qyteti i Gjirokastrës.

Ai tha që Gjirokastra është një “organizëm i gjallë” tani më.

“Ky qytet do të shohë një të ardhme të ndritur. Kemi rijetëzuar ato pasuri që ishin lënë tërësisht në harresë”.

Rama deklaron se emigrantët që investojnë kursimet e tyrë në restaurimin e ndërtesave të vjetra, si në qendër të qyteteve apo edhe në fshatra duke bërë agroturizëm, po fitojnë më shumë këtu se nga puna e zakonshme në vendet e tjera.

“Në Gjirokastër janë hapur 106 biznese të reja që kanë aktivitet konkret, fitimprurës. Do të ketë edhe investime të tjera për rijetëzimin e Gjirokastrës”.

Kryeministri tha se do të ndërtohet një parking i madh, qëllimi i të cilit mundëson edhe një fluk më të madh turistësh pas pandemisë.

Projekt tjetër është sistemimi i atyre shtëpive që janë ndërtuar me shtesa abuzive, që do të legalizohen, u shpreh Rama.

Lideri i Partisë Socialiste tha që kishin bërë marrveshje me qeverinë turke për për investime të tjera, që do të promovjnë dhe ruajnë vlerat kombëtare.

“Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”.

Gjithashtu, ai përmendi edhe By Pass-in e ri, që do të fillojë shumë shpejt së ndërtuari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore