Lajme

Rakiç kërcënon se “Pa Asociacion s’do të ketë as Institucione të Kosovës”


Ministri i Qeverisë së Kosovës dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç,

Ministri i Qeverisë së Kosovës dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka gjetur përsëri guxim e kohë të kërcënojë institucionalitetin e shtetit të Kosovës, duke thënë për media se në rast se “nuk fillohen bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nuk do të ketë më as institucione të Kosovës”.

Rakiç, Ministri i Qeverisë së Kosovës, ndonëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pati quajtur ruajtës të rendit dhe paqes, pas mbylljes së votimeve në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, deklaron publikisht para gazetarëve minimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

Përqindja më e lartë e votuesve në Komunat e Kosovës, u regjistrua në katër komunat veriore, kryesisht të banuara me shumicë serbe, të cilat bindshëm i fiton Lista Serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore