Lajme

Raketat e Koresë së Veriut, shqetёsim pёr kombet e tjera


Koreja e Veriut ka vazhduar të zhvillojë armë bërthamore që kur inspektorët e IAEA -së u dëbuan (Reuters)

Drejtuesi i Koresë së Veriut ka njoftuar se kanë testuar me sukses një raketë me rreze të gjatë, e cila mund tё shkatёrrojё pjesёn mё tё madhe tё Japonisё.

Ndryshe nga ato balistike, raketat lundruese mund të devijojnë dhe të marrin kthesa tё shumta, duke përfunduar në vende që shpesh nuk janë objektiv. Kështu, vendi po vazhdon gjuetinё e tij tё mjeteve mё tё larmishme dhe mё tё sofistikuara, pёr tё ofruar armё bёrthamore.

Pas pandemisë, njё vale fatkeqёsish natyrore dhe vёshtirёsish të brendshme ekonomike, kanё bёrё shumё pak nё prioritetin e saj tё parandalimit bёrthamor.

Testi i fundit i suksesshëm sjell një sërë pyetjesh. Pse Koreja e Veriut po e bën këtë tani, sa e rëndësishme është kjo dhe çfarë na tregon për përparësitë e saj.

Fotografi e qeverisë së Koresë së Veriut, të enjten, 16 shtator 2021, në një vend të pazbuluar të Koresë së Veriut.
Pyongyang, i pandryshueshëm

Që nga pranvera e vitit 2019, Koreja e Veriut ka qenë në një trajektore të rafinimit cilësor dhe zgjerimit sasior të aftësive të saj bërthamore.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, që kur u kthye nga samiti i dështuar i shkurtit tё vitit 2019 me ish-presidentin amerikan Donald Trump në kryeqytetin Hanoi tё Vietnamit, shprehu vendosmërinë për të vazhduar investimin në parandalimin bërthamor të Koresë së Veriut dhe ndjekjen e një strategjie të mbrojtjes kombëtare “së pavarur”.

Pse Koreja e Veriut po zgjedh ta bëjë këtë, pavarësisht se po lufton me mungesën e ushqimit dhe një krizë të thelluar ekonomike?

Brenda shtetit testet përforcojnë narrativën e zotit Kim, te mbështetja te vetja në mbrojtjen kombëtare dhe forcon moralin.

Në aspektin praktik, raketat e lundrimit tё Koresё e ndërlikojnë punёn e kundërshtarëve tё saj, tё cilёt tani duhet tё zbulojnё manovra tё reja.

Nëse nuk shohim një ndryshim thelbësor në prioritetet e Koresë së Veriut ose njё zgjidhje tё suksesshme diplomatike nga Shtetet e Bashkuara, shtrirjen e suksesshme diplomatike nga Shtetet e Bashkuara, pritet vazhdimi i rafinimit dhe avancimit tё aftёsive tё Pyongyang.

Ky kombinim i fotografive të siguruara nga qeveria e Koresë së Veriut të hënën, 13 shtator 2021, tregon testet e raketave të lundrimit me rreze të gjatë të mbajtura më 11 -12 shtator 2021 në një vend të pazbuluar të Koresë së Veriut.

Pavarësisht komentimit të kundërt, futja e këtij sistemi armësh dhe testimi i tij ka të ngjarë të mos ketë shumë lidhje me specifikat e politikave të administratës së Biden-it, ose përvjetorin sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara, të cilat përkonin me testet e fundit.

Shqetësimi më i madh për Korenë e Jugut, Japoninë dhe bashkësinë ndërkombëtare është përshkrimi i tyre si “armё strategjike” nga mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Kjo mund tё thotё se regjimi mund t’i bashkëngjis asaj dhe njё armё tjetёr, atё bёrthamore.

Kim, në janar tё vitit 2021, njoftoi se një sistem i tillë ishte në zhvillim e sipër.

Ai nënkuptoi gjithashtu se ky sistem raketash mund të përdoret në të ardhmen për një rol të mundshëm taktik të ofrimit të armëve bërthamore.

Kohët e fundit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, vlerësoi se Pyongyang gjithashtu ka rifilluar operacionet në reaktorin e gazit-grafit në kompleksin Yongbyon, duke nënkuptuar rifillimin e prodhimit të plutoniumit për përdorim në armët bërthamore.

Testimi i raketave balistike në ditët pas testeve të raketave lundruese nënvizon mundësinë që Koreja e Veriut të rifillojë një fushatë të qëndrueshme të zhvillimit, testimit dhe vlerësimit të raketave.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore