Sport

Rabiot refuzon kalimin te Manchester United, do të nënshkruajë kontratë të re me Juventus-in


Burime të shumta në Itali raportojnë se Adrien Rabiot ka vendosur të vazhdojë kontratën e tij me Juventus-in, kështu duke refuzuar kaliminte Manchester United, madje këta të fundit kishin ofruar një pagë më të lartë se sa italianët për futbollistin francez.

Mesfushori do të jetë një agjent i lirë kur kontrata e tij aktuale të skadojë më 30 qershor dhe ai kishte marrë propozime nga disa klube, mbi të gjitha nga Manchester United.

Sipas “Sky Sport Italia” dhe “L’Equipe”, Rabiot është në detaje kur vjen puna për të rënë dakord për një kontratë të re me Juventus-in.

Do të jetë një marrëveshje njëvjeçare, me të njëjtën pagë që ai ka aktualisht, dhe kjo është dukshëm më pak se sa ishte gati të ofronte Manchester United.

Kjo do të thotë gjithashtu se Rabiot do të largohet një vit nga Liga e Kampionëve, duke qëndruar pranë Juventus-it, pavarësisht nga zbritja e tyre prej 10 pikësh në Serie A, duke i ulur ata nga vendi i tretë në të shtatin këtë sezon.

Ai ka një lidhje të fortë me trajnerin Max Allegri, por raportet franceze sugjerojnë gjithashtu se Rabiot pa më shumë stabilitet në Juventus sesa Manchester United.

Data e nënshkrimit ka të ngjarë të jetë e mërkura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore